25 Tetor 2021

ZRRE s'lejon ngritjen e çmimit te rrymës, KEK-u zhgenjehet

Prishtinë, 25 mars - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ende nuk e ka pranuar vendimin me shkrim të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) rreth aplikimit tarifor, por sidoqoftë, KEK e ka kuptuar se ZRrE është duke propozuar që të mos ketë ndryshime në tarifa për vitin 2010. Ky qëndrim është i njëjti me atë të prezantuar nga ZRrE në Letrën konsultuese të datës 26 shkurt 2010.

"KEK sigurisht se do të implementojë vendimin e rregullatorit. Por, si kompani me orientim komercial KEK është zhgënjyer me këtë vendim nga dy aspekte", thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Së pari sipas njoftimit KEK është i bindur se aplikimi tarifor i Korporatës ishte i arsyeshëm dhe parashikimet ishin të dokumentuara në mënyrën më të mirë të mundshme dhe atë për tri fusha: (1) për furnizimin me energji elektrike dhe kërkesën për energji nga konsumatori, (2) për koston e domosdoshme për operimet dhe mirëmbajtjen e aseteve të minierave, gjenerimit të energjisë elektrike, rrjetit të shpërndarjes dhe divizionit të furnizimit, dhe (3) për tarifat tjera të nevojshme për mbulimin e kostos.

"Në pajtim me misionin e vet, ZRrE ka shqyrtuar informatat e siguruara nga KEK-u dhe ka ardhur në supozime të ndryshme sa i përket sigurimit të niveleve të lejuara të kostos nga ana e saj. Edhepse KEK-u është pajtuar me disa nga supozimet dhe vlerësimet e ZRrE, KEK ka patur shumë mospajtime në shumë çështje të cilat janë bërë të qarta në përgjigjen e dërguar me 5 mars ndaj Letrës konsultative."

KEK dëshiron të vë në pah se niveli i shërbimit të siguruar për konsumatorët është përmirësuar në mënyrë të prekshme gjatë vitit të fundit, e kjo mund të ilustrohet edhe me zbatimin gjithnjë e më të pakët të kategorizimit ABC. Ne presim të vazhdojmë përmirësimin e shërbimeve, varësisht nga aftësitë financiare të Korporatës që bazohen në tarifat e faturimit të konsumatorëve dhe inkasimit të tyre.

"Së dyti, KEK është i bindur se ZRrE ka humbur një mundësi që t’i ofrohet më afër tarifave që reflektojnë koston. Edhe pa ndryshime në nivelin e përgjithshëm të tarifave, ZRrE do të mund të bënte një përpjekje për të ristrukturuar tarifat individuale, në mënyrë që të adresohej fakti se konsumatorët e amvisërisë paguajnë vetëm 70 për qind të kostos së energjisë që shpenzojnë. Me këtë rast, edhepse ZRrE ka mundur që t’i ofrohet më tepër tarifave që mbulojnë koston e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, ajo ka vendosur që këtë problem ta shtyjë për vitet e ardhshme, kur për konsumatorin do të jetë shumë më e vështirë të përballë një aplikim tarifor që reflekton koston industriale të Korporatës." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)