19 Mars 2024

ZRRE publikon raportin konsultativ të shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike

Prishtinë, 17 janar - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

Sipas legjislacionit sekondar të ZRRE-së, shqyrtimet e jashtëzakonshme ndodhin atëherë kur ndryshimet në mes të vlerave hyrëse të supozuara gjatë llogaritjes së tarifave, dhe vlerave të realizuara gjatë implementimit të tyre, ndryshojnë në atë masë sa kalojnë pragun e materialitetit prej 5%.

Gjysma e dytë e vitit 2021 u karakterizua me një rritje të paprecedentë të çmimeve në tregjet evropiane të energjisë elektrike, që u ndikuan nga kërkesa për gaz në Azi, niveli i ulët i rezervave të gazit në stoqet Evropiane dhe rritja e kërkesës për energji elektrike që erdhi si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike pas kufizimeve fillestare të COVID-19.

Ndikimi i kombinuar i këtyre faktorëve sipas ZRRE-së bëri që çmimet në HUPX – bursën Hungareze të Energjisë Elektrike që merret si referencë për shkak të afërsisë gjeografike dhe likuiditetit të saj – të arrijnë vlerën €376/MWh që paraqet rritje prej 563% krahasuar me fillimin e vitit.

Si shtet neto-importues i energjisë elektrike, edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.  

Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovë është shënuar rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit.

Kjo sipas ZRRE-së është ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017, që kanë synuar thjeshtimin e strukturës por që kanë ndikuar në zvogëlimin e nxitjes për efiçiencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë elektrike si alternativë më të lirë për ngrohje gjatë sezonës të dimrit.

ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative:

1. Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të  Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), bazuar në shifrat e përcaktuara në këtë proces, dhe

2.  Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

ZRRE beson fuqimisht se konsultimi publik është në qendër të politikave efektive rregullatore.

ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh.

"Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t'i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricingâ€Âtariffs@eroâ€Âks.org, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h", thekson ZRRE.

Komentet përmes korrierit mund të dërgohen në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Departamenti për Tarifa dhe Çmime, Rr.Bekim Fehmiu (ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2 Prishtinë, 10000, Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)