25 Tetor 2021

ZRRE lëshon 29 autorizime për ndërtim të paneleve solare për vet-konsum

Prishtinë, 2 shtator - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të parë për këtë vit.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë mbi shtatëdhjetë (70) pika prej të cilave, pas shqyrtimit, janë licencuar shtatë (7) furnizues me shumicë/tregtim dhe një furnizues për furnizim me energji elektrike me pakicë.

Po ashtu, Bordi ka lëshuar 29 autorizime për ndërtim/instalim të paneleve solare për vet-konsum të konsumatorëve, në një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 1 MW. Me lëshimin e këtyre autorizimeve është arritur një numër prej rreth 120 konsumatorëve vetprodhues të energjisë elektrike, me një kapacitet të përgjithshëm prej 2876.77 kW.   

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi i ZRRE ka qenë edhe kërkesa e KOSTT SH.A., për derogim të përpilimit të Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike dhe Planit të Adekuacisë së Gjenerimit, dokumente këto që ndërlidhen me Strategjinë e Energjisë e cila është në proces të rishikimit. Bordi ka vendosur që të refuzoj kërkesën e KOSTT dhe ka kërkuar që të vazhdohet të shfrytëzohen dokumentet dhe strategjitë në fuqi pasi që nuk ka ndonjë dispozitë ligjore e cila mundëson derogimin nga përgatitja e këtyre dokumenteve.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar edhe 26 ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Seanca është mbajtur pas një periudhe të gjatë të mosfunksionimit të Bordit, për shkak të skadimit të mandateve të tre anëtarëve të mëparshëm, me vetëm dy anëtarë, Izet Rushiti, si ushtrues detyre i kryesuesit dhe z. Selman Hoti.

Me emërimet e reja, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të kryesuesit të Bordit, z. Ymer Fejzullahu dhe dy anëtarëve të rinj znj. Lutfije Dervishi dhe z. Gani Bucaj,  Bordi i ZRRE-së është plotësuar dhe funksionalizuar në përbërje të plotë prej  5 anëtarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)