19 Prill 2024

ZRRE kërkon nga KESCO të vazhdoi ofrimin e Shërbimit Universal

Prishtinë, 1 prill - Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka kërkuar nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK  për furnizim të konsumatorëve fundor duke përfshirë në kuadër të këtij shërbimi  edhe konsumatorët e kyçur në nivelin 35kV dhe 10kV, disa nga të cilët janë kualifikuar për të dalë në treg të lirë me çmime të parregulluara.

Deri tek ky qëndrim ZRRE ka ardhur pasi që aktualisht Bordi i Rregullatorit është pa mundësi të marrjes së vendimeve, sepse i pamundësohet kuorumi i vendimmarrjes, i cili ligjërisht kërkohet të jetë i përbërë prej tre anëtarëve nga pesë sa parasheh ligji të jenë gjithsej në Bord. Në këto rrethana, asnjë vendim  nuk mund të merret deri në kompletimin e Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Dalja në treg për këtë grup të konsumatorëve është vështirësuar sidomos me situatën pandemike në vend. Shqetësime të mëdha janë ngritur për këtë çështje po ashtu nga të gjitha odat ekonomike për një rritje të kostos së energjisë dhe kufizim të qasjes  në  oferta nga më shumë se një furnizues, për shkak të koncentrimit të tregut në masë të madhe tek vetëm një furnizues.

Po ashtu janë marrë për bazë edhe shqetësimet e palëve të tjera duke përfshirë edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë shfaqur brenga për konsekuencat që mund të vijnë nga kjo dalje e kushtëzuar e konsumatorëve në treg në këto rrethana.

ZRRE,  pas konsultimeve me anëtarët aktual të Bordit, duke marrë parasysh rrethanat e lartcekura si dhe sigurinë e furnizimit për konsumatorët  që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ka kërkuar dje nga KESCO që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK  për furnizim të konsumatorëve fundor duke përfshirë në kuadër të këtij shërbimi  edhe konsumatorët e kyçur ne nivelin 35 dhe 10kV. Ky vazhdim i ofrimit të këtij shërbimi do të vlejë deri në një vendim të ri të  Bordit të Rregullatorit për këtë çështje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)