23 Tetor 2021

Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në fshatin Plemetin

Prishtinë, 5 gusht - Sot rreth orës 14:00, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është njoftuar nga komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Obiliq për shpërthimin e zjarrit në një lokacion në fshatin Plemetin.

Skender Bucolli Drejtor i Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në KEK ka thënë së në këtë drejtim, menjeher pas marrjes së informacionit KEK-u ka dërguar njesitë e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Ndërhyrja sipas tij ka qenë nga ora 14:20 deri në ora 16:30, me ç’rast është lokalizuar zjarri në vend ngjarje dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në fshat.

"Për t’u shuar ky zjarr, ekipet e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit nga BIPMKZ-KEK kanë përdorur disa kamionë me ujë si dhe automjetin komandues", ka theksuar Bucolli.

Menaxhmenti i KEK-ut ka përgëzuar ekipet e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit për këtë intervenim shumë të shpejtë dhe të suksesshëm.

KEK mbetet e përkushtuar t‘i dal në ndihmë dhe të përkrah komunitetin edhe në të ardhmën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)