25 Tetor 2021

Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

Prishtinë, 2 gusht - Zjarret e shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm dhe nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, përpos që rrezikojnë banorët, njëkohësisht po rrezikojnë edhe furnizimin me energji elektrike.

Është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike.

Nga këto zjarre, në asetet e KEDS po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të terrenit pastaj të pa qasshëm për makineritë e rënda, ekipet tona po detyrohen që bartjen e materialit dhe pajisjeve tjera ta bëjnë duke depërtuar në këmbë, duke e bërë mjaft sfiduese punën. Kjo po ndikon edhe në kohëzgjatjen e punimeve.

Kësisoj, KEDS bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre të cilat rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)