24 Prill 2024

Vetëvendosje: Në Obiliq rikthehet ndotja e ajrit

Prishtinë, 12 shtator - Me 5 shtator Drejtori gjeneral i Korporatës Energjetike të Kosovës, nën prezencën e Ambasadores së amerikane në Kosovë, znj. Jacobson, dhe pranin e mediave funksionalizuan filtrat për Bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A” .

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Obiliq vlerëson se pas katër ditëve të ndaljes së masës së madhe të CO2 nga ky bllok A5 këtë të hënë në ajrin e qytetit filloi sërish i njëjti problem.

“Kjo është një mashtrim që ju bëhët opinionin të gjerë kinse ka filluar që problemi i ndotjes te zgjidhet kur ne banoret e kësaj komune përballemi çdo dite me këtë ndotje enorme nga këta tymtar qe e kane sjell jetën tonë në mjerim, KEK-u dëmton rëndë shëndetin tonë, zhvillimin ekonomik e bujqësor pa përmbushur qoftë edhe kërkesën më të vogël për të mundësuar kësaj komune energji elektrike 24 me 0”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Që nga viti 2010 në fshatrat për rreth këtyre dy Termocentraleve “Kosova A” sipas Vetëvendosjes ka pasur edhe hedhje të fenolit në hapësirën e Komunës, me marrëveshje të KEK-ut me një kompani greke për asgjësimin e kësaj materie të rrezikshme toksike, ku prapë nuk kemi asgjësimin e tërësishëm nga termocentrali KOSOVA “A”.

“Për rreth gjashtë muaj në qytet dhe fshatrat përreth Termocentralit “Kosova A”  ajri ka qenë me aromë shumë të rëndë të kësaj materie. Po ashtu, tjetër problem që ka vështirësuar rëndë jetën banorëve të kësaj komune është grumbullimi i çrregullt i hirit që bëhet nga këto Termocentrale që pas çdo ere sado të lehtë hiri i grumbulluar shpërndahet në ambientet e banuara”, thuhet me tej në reagimin e Vetëvendosjes.

Gjendje më e rëndë është sidomos në fshatrat Dardhishtë, Shkabaj, Plemetin, Mazgit si dhe në qytetin e Kastriotit.

Ata i kanë bër thirrje Komisionin parlamentar për çështjet e ambientit të hetojë mosveprimin e Ministrisë së Ambientit e Shëndetësisë si dhe organeve kompetente që përgjegjësit të vendosen përpara ligjit duke qenë se po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm të jetës e të shëndetit publik.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)