23 Prill 2024

Trafostacioni i KEK, 14 minuta jashtë pune

Prishtinë, 15 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur së sot në orën 14:12 ka rënë nga puna TS (trafostacioni) 35/10 kV Prishtina 3, duke lënë jashtë pune të gjitha daljet 10 kV (kilovoltëshe) që furnizohen nga ky trafostacion.

Në orën 14:26 trafostacioni është kthyer në punë  dhe janë kyçur të gjitha daljet 10 kV. Rënien e trafostacionit e shkaktoi shpërthimi i një izolatori përcjellës në trafo-fushën 35 kV të transformatorit T1.

Shkyçje të planifikuara për riparime në rrjet

Në kuadër të punëve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit KEK ka bërë të ditur se se nesër, prej orës 10:00 deri në orën 11:00, ne TS 35/10 kV Prishtina 2, do të shkyçet transformatori  T1 (8MVA) për shkak të montimit të pajisjes për filtrimin e vajit. Që të mos shkaktohet mbingarkesë, gjatë kësaj kohe do të shkyçen këto dalje 10kV:Amortizatorët, Thertorja-Emshiri, Energoinvesti dhe Preoci. Gjatë kohës sa zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e Emshirit, Preoci, Llapnasella, një pjese e Zonës Industriale dhe Amortizatorët.

Po ashtu nesër, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, me kërkesën e ekipeve të Distriktit të Gjakovës, të nivelit  35kV (kilovoltësh), për të mundësuar realizimin e revizioneve të rregullta vjetore, do të bëhet shkyçja totale e TS 35/10kV Xërxa. Prandaj, gjatë kohës sa zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Xërxa me rrethinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)