29 Mars 2024

Thaçi fton qytetarët t’i bashkohen nismës “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 23 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, të kryesuar nga prijësi i grupit të kësaj nisme, Luan Hasanaj.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar përfaqësuesit e nismës “Ta pastrojmë Kosovën” për aktivitetin që do të organizohet në tërë Kosovën më 24 maj 2012.

“Prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit, si një nga parakushtet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Në këtë angazhim, Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë duke miratuar legjislacionin më bashkëkohor në këtë fushë, si dhe me theks të veçantë duke marrë vendime që ndalojnë degradimin e mjedisit", theksoi kryeministri Thaçi.

Në takim, Kryeministri Thaçi ka shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e kampanjës “Ta pastrojmë Kosovën”, që siç ka thënë z. Thaçi, ka për qëllim vetëdijesimin dhe mobilizimin e shoqërisë dhe institucioneve për një qasje më proaktive dhe më rezultative në mbrojtjen e mjedisit.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar delegacionin e nismës për pastrimin e vendit, se edhe ai personalisht bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me ministrat tjerë do të jetë pjesë e kësaj nisme, me pjesëmarrjen e tyre në aksionin e pastrimit të Kosovës.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër më datë 24 maj 2012 t’i bashkohen nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndoshë për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës.

Me këtë aksion, Republika e Kosovës i bashkohet nismës globale “Let’s do it, World”, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët dhe institucionet e këtij vendi e duam Kosovën e pastër dhe dimë të kujdesemi për të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)