28 Mars 2024

Termokosi hapi ofertat për furnizim me mazut

Prishtinë, 16 gusht - Ndërmarrja Publike “Termokos” në Prishtinë, në prani të medieve, organizoi sot për herë të parë hapjen publike të ofertave për tenderin “Furnizim me mazut dhe naftë për ngrohje”.


Në hapje morën pjesë katër kompani konkuruese, përkatësisht operator ekonomik konkurrues: 


1. “Hib Petrol”-Ferizaj i cili ofroj çmimin për Lot1 (mazut)  23.50 dhe për Lot2 (DizelD2) 41.50 (zbritja në % 48.5%/ 6.5%); 


2. “Alba Petrol-Viti, ofroi çmimin për Lot 1 (mazut) 28€ dhe për Lot2 (Dizel D2) 32.20€; 


3. “CompactGroup”-Gjilan, ofroi çmim për Lot1 (mazut) 14.80 dhe për Lot2 (DizelD2) 40.82€ (zbritje 34%/ 9.5%); 


4. “Exfis sh.p.k-Prishtinë , i cili ka ofertuar vetëm për tenderin për Mazut ofroi cmim për Lot1 (mazut) 44.29€ (zbritje 35%)


Pas hapjes së ofertave, Komisioni i vlerësimit i “Termokos” sh.a, i cili do të formohet pas katër dite, do të punojnë konform ligjit dhe procedurave të prokurimit gjithnjë me qëllim të transparencës, objektivitetit dhe kufizimit të çdo mundësie për keqkuptim, përkatësisht shmangies së çfarëdolloj mosmarrëveshje. 

Pas vlerësimit që do të bëj komisioni i vlerësimit, do të zgjidhet fituesi i operatorit ekonomik konkurrues më i suksesshëm, përkatësisht oferta më serioze,  e cila do të shpallet përmes shtypit ditor dhe faqes zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik.

Duke pasur për bazë faktin se furnizimi me lëndë djegëse është çështje prioritare për funksionimin e ngrohjes në qytetin e Prishtinës, “Termokos” sh.a, qëndron i palëkundur në zbatimin e rregullave dhe procedurave për zgjedhjen në mënyrë objektive të operatorit ekonomik konkurrues  për furnizim me lëndë djegëse për sezonin dimëror.

 N.Q ”Termokos” sh.a, apelon edhe një herë te konsumatorët e vet se pagesat e faturave të ngrohjes janë ndihmë e pakontestueshme në mënyrë që të jemi të përgatitur për sezonin ngrohës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)