28 Mars 2024

Termokosi fillon aksionin “Shtëpi më shtëpi”

Prishtinë, 2 shtator – “Termoskosi”, ka filluar prapë me projekti për ngritjen e inkasimit “Shtëpi më shtëpi”, i ndërprerë në muajin korrik për shkak të konsumatoreve që kanë qenë në pushime.

Projekti ka nisur në katër rajonet: Ulpianë, Kodër e Diellit, Qendër dhe Dardani. Për rajonin e Kodrës se Diellit dhe të Dardanisë janë formuar dy grupe shtesë për shkak te rajonit të hapur, në të mirë të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për konsumatorë.

Projekti “Shtëpi më shtëpi” ka për qëllim ngritjen e inkasimit përmes daljes në terren, duke ua mundësuar konsumatorëve borxhlinj: mundësinë e kontestimit të borxheve të vjetra; ekzekutimin e lëndëve  kontestuese sa i përket çështjes së pronësisë si dhe ndarjes së obligimeve për borxhet e mbetura për personat përkatës.

Duke u nisur nga kjo, ekipet mobile të Termokosit kanë punuar në rajonet Ulpiana, Kodra e Diellit, Qendër dhe Dardani, ku përmes komisioneve nga tre anëtar kanë trokitur derë më derë, për ti ofruar çdo konsumatorëve shërbime në të mirë të tyre, për të nisur mbarë sezonin ngrohës 2010-2011.

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë shpërndare 334 vërejtje individuale. Të gjitha grupet punuese do te shkojnë derë më derë te konsumatoret e ngrohjes qendrore duke filluar nga ora 17:00 deri ne ora 19:00 për ti njoftuar lidhur me borxhin që kanë dhe mundësinë e kontestimit te borxhit te vjetër për periudhën 1999 deri më 2005 dhe pagesën që duhet bërë për periudhën 2006 deri më 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)