28 Mars 2024

Termocentrali “Kosova e re”, përzgjidhen 4 konsorciume

Prishtinë, 5 mars - Komiteti drejtues për Termocentralin “Kosova e re” ka bërë të ditur se ka përzgjedhur katër konsorciume ndërkombëtare për ndërtimin e këtij termocentrali, nga gjashtë sa kanë aplikuar për këtë projekt.

Nga gjashtë kompanitë që kanë shprehur interesin për ndërtimin e termocentralit Kosova e re, komiteti drejtues sot i ka përzgjedhur katër sosh, pasi i kanë përmbushur kriteret e parakualifikimit. Ato janë: Konsorciumi Adani Poëer / PT Adani Global nga India dhe Indonesia, konsorciumi AES Electric ltd/Demir Export A.S nga SHBA dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC/ dhe Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania e madhe janë ofertuesit e kualifikuar për ndërtimin e termocentralit të ri.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, tha se qeveria është shumë e kënaqur me interesimin e këtyre kompanive, ndërsa paralajmëroi se deri në fund të prillit pritet të nxjerrin draftin e tenderit, ndërkaq, në korrik do të përfundojnë të gjitha negociatat për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë termocentralin.“Deri në korrik do të përfundojnë të gjitha negociatat për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë termocentralin”, tha Shiroka.

Këshilltari i Transaksionit Mark Hughes, tha se kompanitë e përzgjedhura janë mjaft të suksesshme në fushën e energjisë dhe minierave. Ndërkaq pas rikonfigurimit të projektit nga qeveria e Kosovës, dhe përfshirjen në të edhe të termocentralit Kosova B, ai shfaqi bindjen se projekti do të ketë sukses.

Ndërkaq përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovës, Ranxhit Najak tha se do të mbështesin këtë projekt, ndërkaq përzgjedhja e katër ofertuesve në listën e ngushtë do të garantojë një proces mjaft konkurrues.

“Tani ka edhe shumë punë për t’u bërë që të përgatisim një transaksion të suksesshëm gjatë muajve të ardhshëm dhe Banka Botërore është në dispozicion dhe do të përkrahë kompletimin e këtij projekti”, tha Najak.

Edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të USAID-it, u zotuan se do të vazhdojnë të mbështesin këtë projekt me rëndësi strategjike për Kosovën. Ndërkohë, ministrja Pula theksoi se ende janë duke u marrë me dizajnimin e projektit, detajet e të cilit tha se do t’i publikojnë pas një jave. Ndërkaq u shpreh e bindur se projekti nuk do të dështojë.

Ky projekt  mëqënse ishte parapar që në vitin 2010 të ishte funksional dhe pas ndrrimit të qeverisë para dy vite ka ndryshuar i gjithë projekti duke përfshi edhe vetë emrin e projektit tash është paraparë të ndërtohet ne dy faza, fillimisht 500 megavat, me mundësi të zgjerimit edhe të 500 megavateve tjerë, ndërkaq investitori do të ketë ne dispozicion edhe linjitin nga Miniera e Sibovcit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)