24 Prill 2024

Të shtunën qytetarët do të protestojnë kundër shtrenjtimi të energjisë elektrike

Prishtinë, 20 janar - Partia Socialdemokrate (PSD) ka vlerësuar se Qeveria është rreshtuar me monopolin privat duke u shtrenjtuar energjinë elektrike qytetarëve dhe bizneseve jo.

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së ka thënë së qeveria KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim.

"Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”", ka thënë Molliqaj.

Qeveria sipas tij ka marrë anë duke u rreshtuar me bizneset e mëdha private pasi që të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës.

"Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie", ka theksuar ai.

Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike.

"Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protestë", ka shtuar Molliqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)