28 Mars 2024

Strategjia e Energjisë ia shtronë rrugën Kosovës drejt tranzicionit energjetik

Prishtinë, 22 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin e Solareve në Kosovë për vitin 2022, që ka për qëllim promovimin e investimeve në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe është organizuar nga Ministria e Ekonomisë, me mbështetjen edhe të Agjencisë Zhvillimore USAID.

 Kryeministri Kurti nisi fjalën e rastit me krizën botërore energjetike dhe sfidat e papara në këtë sektor. Ai theksoi se çështja e energjisë mbetet prioritet i lartë i Qeverisë.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi duke punuar intenzivisht drejt garantimit të furnizimit, të besueshëm e të përballueshëm për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Ky furnizim do të promovojë agjendën e mbrojtjes së ambientit dhe në të njëjtën kohë udhëheqë transformimin tonë socio-ekonomik, si pjesë e tranzicionit të drejtë energjetik”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai theksoi se puna e udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë ka vënë themelet për 10 vitet e ardhshme dhe e ka vizionin për energjinë për 30 vitet në vijim.

Strategjia e Energjisë 2022 – 2031, si dhe Ligji për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, për herë të parë ia shtrojnë rrugën e Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe dekarbonizimit duke vendosur burimet e ripërtëritshme të energjisë në qendër të saj, tha ai.

Përkushtimi e puna për reforma të domosdoshme ndërsektoriale, sipas kreut të Qeverisë, janë kyçe për të tërhequr investime të mëdha e përmbajtjesore për vendin dhe zhvillimin e tij.

‘’Dhe kur këto përpjekje kombinohen me momentumin që kemi këtë vit për sektor të energjisë, jemi të sigurt që presim zhvillime të mëdha në këtë sektor’’, tha më tej kryeministri.

Teksa foli për synimet për dekadat në vijim sa i përket energjisë, Kryeministri Kurti tha se janë duke i materializuar me projekte konkrete e domethënëse si Parku Solar në KEK, Solar4Kosovo, lansimi i ankandit të parë solar që synohet ta bëjnë në fund të vitit, si dhe investimin më të madh në vend përgjatë dy dekadave të fundit, Programin Kompakt të MCC-së, i cili do të nënshkruhet javën e ardhshme në Washington.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)