03 Dhjetor 2022

Spekulimet për remontin e njësisë B2 kanë efekt negativ në vullnetin e punëtorëve

Prishtinë, 28 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se se në disa media ka pasur raportime publike të shtrembëruara mbi remontin e njësisë B-2.

Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik KEK ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se Njësia B-2 ka realizuar remontin e rregullt vjetorë në Gusht të këtij viti.

Ky remonti është bërë me pjesëmarrjen në inspektim në punët në turbinë nga ekspertët e kompanisë  General Eletric (GE). Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Remonti është bërë po ashtu nën mbikëqyrjen e ekipit të GE.

KEK thekson se sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor.

"KEK e ri-thekson se spekulimet e disa mediave lidhur me remontin e njësisë B2 kanë efekt negativ në gatishmërinë dhe vullnetin e punëtorëve që bëjnë maksimumin në operimin e njësive prodhuese dhe për të siguruar energji elektrike për qytetarët e vendit, andaj  kërkojmë nga të gjithë palët që të mos bien pre e këtyre spekulimeve", thekson KEK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )