19 Prill 2024

Sot shënohet Ora e Tokës

Prishtinë, 26 mars - Sot në orën 20:30, një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë, Ora e Tokës, do të bashkojë sërish njerëzit në gjithë globin për të treguar përkushtimin e tyre ndaj planetit Tokë.

WWF Adria i fton të kryetarët e të gjitha komunave që të fikin ndriçimin në ndonjë objekt apo pjesë të veçantë të qyteteve të tyre sot nga ora 20:30 deri në 21:30, dhe kështu, të bëhen pjesë e shënimit të kësaj dite.

Përderisa biodiversiteti i botës po zvogëlohet në një shkallë të paprecedent, dhe rreth një milionë specie janë të kërcënuara me zhdukje, lëvizja më e madhe në botë për ruajtjen e planetit ka për qëllim të mobilizojë individët, bizneset, dhe qeveritë, të jenë pjesë e bisedimeve dhe zgjidhjeve që nevojiten për një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë kohë sfiduese, Ora e Tokës paraqet një moment të solidarizimit, dhe një mundësi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin e shtëpinë tonë të përbashkët.

Ora e Tokës, e cila filloi në vitin 2007 si ngjarje simbolike e ndaljes së dritave në Sidni të Australisë, sot shënohet në mbi 190 shtete dhe territore. Këtë vit në rajonin tonë fokusi i kësaj ngjarjeje do të jetë ngritja e vetëdijes për llojet e kafshëve të cilat po zhduken me ritëm shumë të shpejtë.

WWF fton të gjithë ata që duan të fikin dritat për planetin Tokë, të postojnë fotografitë e tyre me mbishkrimin #OraeTokesKosove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)