28 Mars 2024

Sot mot me vranësira dhe diell, nesër reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë, 26 maj - Në parashikimi i motit për sot dhe nesër, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë.

Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)