29 Mars 2024

Sot mban mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Prishtinë, 17 tetor - Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese  e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)