20 Prill 2024

Shqipëria do të nxjerrë në shitje 4 hidrocentrale

Tiranë, 9 shtator - Pas shitjes së \"Albpetrol\" qeveria shqiptare do nxjerrë në shitje ditën e hënë 4 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzën dhe Shkopetin.

Sipas \"News 24\", tenderi do të zhvillohet ditën e hënë në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, ku do të bëhet dhe shpalosen ofertat e mbërritura.

Pak muaj më parë qeveria vendosi që t’i shkëpuste këto 4 hidrocentralet nga varësia e KESH dhe t’i nxirrte ato për privatizim.

Ky është tenderi i dytë i madh për shitjen e aseteve shtetërore që zhvillohet pas tenderit të privazimit për kompaninë e naftës \"Albpetrol\", në të cilin vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Vetro Silk Roud Equity Ltd ofroi 850 milionë euro.

Nga shitja e 4 HEC-eve , qeveria pritet të arkëtojë të tjera para, të cilat do ndihmojnë buxhetin e shtetit në këtë periudhë krize, pa qënë e nevojshme të rishikohet ashtu siç ka ndodhur vitet e mëparshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)