25 Tetor 2021

SHBA dhe Gjermania, marrëveshje për qëndrimin ndaj Nord Stream 2

Washington, 22 korrik - Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe për të bërë presion, përfshirë sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera, tha të mërkurën një zyrtar i lartë Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje lidhur me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2 lidhur me hapat që do të marrë, në mënyrë që të mos "i jepte Rusisë informacione që mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave", u tha zyrtari gazetarëve, në kushte anonimiteti.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mirëpriti marrëveshjen e nënshkruar midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara mbi gazsjellësn që Uashingtoni e kishte kundërshtuar prej kohësh.

"Jam i lehtësuar që kemi gjetur një zgjidhje konstruktive në lidhje me Nord Stream 2 me Shtetet e Bashkuara," shkroi ai në Twitter.

"Ne do të ndihmojmë Ukrainën të ndërtojë një sektor energjie të gjelbër dhe do të bëjmë përpjekje për të siguruar tranzit gazi përmes Ukrainës në dekadën e ardhshme," shtoi ai.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Kievi ka filluar zyrtarisht konsultimet me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2, që sipas Ukrainës kërcënon sigurinë e vendit dhe shkel parimin e BE-së për diversifikimin e energjisë.

Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është 98% i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.

SHBA ka qenë kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e zotit Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht me sanksione.

Ajo ka negociuar një marrëveshje me Gjermaninë që synon t'i imponojë Rusisë kosto për ta parandaluar atë nga përdorimi i gazsjellësit për të dëmtuar Ukrainën ose vendet e tjera në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)