19 Prill 2024

Rusia do ta ndërtojë në Bjellorusi centralin e parë bërthamor

Moskë, 19 korrik - Kompania energjetike bërthamore shtetërore ruse \'\'Atomstrojeksport\" do ta ndërtojë në Bjellorusi centralin e parë bërthamor me vlerë 10 miliardë dollarë.

Marrëveshja për ndërtim u nënshkrua dje në mbrëmje nga kryeministri bjellorus, Mihail Mjasnikoviç dhe kryeministri rus Dmitrij Medvedev.

Sipas marrëveshjes, Moska do t\'i japë kredi Minskut për ndërtimin e centralit, ndërsa projektin do ta realizojë \"Atomstojeksport\".

Planet për ndërtimin e këtij centrali bërthamor shkaktuan reagime të ndryshme në Bjellorusi, për shkak të faktit se vendi u godit rëndë nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, në vitin 1986.

Këto plane shkaktuan trazira edhe në Lituaninë fqinje, pasi centrali bërthamor, i cili do të përfundojë në vitin 2020 do të jetë 30 kilometra në kufirin mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)