29 Mars 2024

Rritja e çmimit të rrymës është e papërballueshme dhe diskriminuese

Prishtinë, 27 janar - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se qytetarët e Kosovës po përballen me probleme të mbijetesës për shkaqe objektive dhe subjektive kurse ZRRE, me kërkesë të KEDS, operator privat nga Turqia, ka propozuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet përtej kërkesave të KEDS duke e rrezikuar seriozisht mbijetesën e pjesës më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

KMDLNj, në shumë reagime ka kundërshtuar këtë rritje të çmimit të rrymës që është e papërballueshme, diskriminuese duke ndarë konsumatorët në grupe përfituese dhe ato që do të ndëshkohen sikur që liron nga çdo pagesë 4 komunat e Veriut të Kosovës,  ekskluzivisht sipas parimit etnik.

KMDLNj ka paralajmëruar se këto zhvillime do të shkaktojnë pakënaqësi sociale që do të nxisin protesta kundërshtuese, do të ndikojnë në uljen e investimeve shkaku i pasigurisë ekonomike dhe politike,  si efekte zinxhirore të këtyre diskriminimeve.

Po bëhet një luftë puro politike midis pozitës dhe opozitës në mungesë të vullnetit për të bërë zgjidhje në interes të qytetarit.

Pozita me këmbëngulësi po e mbronë ZRRE dhe kërkesën për rritje të çmimit të rrymës kurse opozita po e sulmon Qeverinë e Kosovës pse po ua paguan rrymën 4 komunave të Veriut ndonëse të gjitha qeveritë paraprake e kanë bërë të njëjtin veprim.

Kryetari i Bordit të ZRRE, para Komisionit parlamentar deklaroi se 4 komuna të Veriut nuk janë përfshirë fare në propozimin për rritje të çmimit të rrymës dhe se kur kanë dashur të ndërprejnë rrymën për 4 komuna të Veriut,  shumë vite më parë, nga KFOR kanë marrë një letër se nuk mund ta bëjnë këtë prandaj janë detyruar ta vazhdojnë furnizimin për këto komuna.

Opinioni kosovar nuk ka qenë i informuar për këtë më parë. Meqë është krijuar një situatë tensionuese dhe një paqartësi për qytetarët e që po manipulohet nga opozita dhe pozita dhe për të sqaruar çështjen që do të ndikonte në shtensionimin e gjendjes, KMDLNj kërkon nga qeveritë e mëparshme një sqarim nëse ka patur bazë ligjore,

Marrëveshje detyruese të nënshkruar e për të cilën publiku nuk ishte informuar, apo zotim para ndërkombëtarëve ose ndonjë shantazhim që e arsyeton këtë pagesë të rrymës për 4 komunat e Veriut?!

Po kjo pyetje vlenë edhe për Qeverinë aktuale që po vazhdon të paguajë rrymën për serbët e Veriut të Kosovës sepse, nëse nuk ka një arsye tepër bindëse, me këtë vazhdim të pagesës po e përligj diskriminimin në baza etnike dhe korrupsionin institucional.

Edhe qeveritë paraprake si dhe qeveria aktuale e kanë detyrim të sqarohen para qytetarëve të Kosovës, ndryshe do të jenë përgjegjës për plaçkitje të qytetarëve të Kosovës përmes faturimit të fryer dhe ndarjes së mjeteve për rrymë dhe shërbine të tjera për 4 komunat në Veri të Kosovës përgjatë 20 vjetëve të fundit.

KMDLN kërkon përgjigje se kur do të kompensohen qytetarët e Kosovës që janë plaçkitur në periudhën 15 vjeçare përmes fryejes së faturave dhe se a është marrë në përgjegjësi dikush që e ka planifikuar, nuk e ka penguar dhe e ka zbatuar këtë plaçkitje.

KMDLNj e përkrahë çdo protestë paqësore që ka për qëllim mbrojtjen e interesit të qytetarit të Kosovës, pa bërë asnjë dallin në asnjë bazë dhe kundërshton çdo protestë që ka qëllime politike duke keqpërdorur dhe manipuluar gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)