07 Shkurt 2023

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave

Prishtinë, 23 janar - Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Mot sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq nesër do të mbaj mot i vranët ku në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre.

Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Të mërkuren dhe të enjten sipas IHK-së do të mbaj mt kryesisht i vranët, por i qetë dhe me i ftohët.

Ndërsa të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)