19 Prill 2024

Qyteti i Mitrovicës tani është qyteti më i pastër

Mitrovicë, 22 prill - Në qytetin e Mitrovicës, për të shënuar "Ditën Ndërkombëtare të Tokës", po zhvillohen disa aktivitete të cilat kanë për qëllim ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore si dhe përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të tokës.

Komuna e Mitrovicës së bashku me CBM dhe ne partneritet me YIHR (Youth Initiative for Human Rights Kosovo) dhe NSI (Neë Social Intiative) do të bëjnë mbjelljen e disa pemëve në qendër të qytetit.

Në shënimin e këtij aktiviteti morri pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ndër të tjera tha se mbjellja e këtyre pemëve do të ndikojë edhe më shumë në ambientin e pastër dhe ngritjen e vetëdijes për rendësin e saj në jetën tonë ndërsa çdo ditë e jetës duhet ti dedikohet ruajtjes së planetit të tokës, në pastrimin e ambientit e të lumenjve, sepse vetëm kështu do të kemi një jetë e shëndet më të mirë.

“Qyteti i Mitrovicës tani është qyteti më i pastër dhe është radhitur ne vendin e parë në Kosovë sa i përket pastërtisë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet punuar edhe më shumë në krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe ruajtjen e ambientit”, ka thënë kryetari Bahtiri.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)