25 Tetor 2021

Qeveria propozon kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të ZRRE-së

Prishtinë 21 korrik - Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 20-të, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për propozimin e kandidatëve për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës nga mbledhja e nëntëmbëdhjetë (19) e zhvilluar me 14 korrik.  

Me plotësim ndryshimin e këtij vendimi, në vend të kandidatit të propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, Vehebi Sofiu, është propozuar Astrit Saraqini.

Megjithëkëtë, Vehebi Sofiu, sipas vendimit Nr. 08/19 të datës 14.07.2021, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.

Vendimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)