18 Prill 2024

Qeveria miraton zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji,

Prishtinë, 29 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike në të cilën miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.

Vendimi për zgjatjen e këtyre masave sipas qeverisë është bërë me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.

Qeveria po ashtu miratoi vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands.

Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Qeveria gjithashtu ka miratuar kërkesen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumën prej  6,094,051.63 euro.

Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 - Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kërkesa për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2022.

Plotësimi dhe ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 15/96 të datës 14 shtator 2022, për të reflektuar ndryshimet e nevojshme për realizimin e pagave të specializantëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)