18 Maj 2022

PSD: Fitim i KEDS-it mbi kurrizin e kompanisë publike KEK

Prishtinë, 24 janar - Partia Social Demokrate (PSD) ka deklaruar se e ka kuptuar që nga gjysma e shtatorit të vitit 2021, KEDS nuk e ka paguar rrymën e prodhuar nga kompania publike KEK.

"Poashtu kuptuam që as rrymën e janarit, në vlerën e 10 milionë euro, që ka prodhuar KEK nuk është paguar nga KEDS."

"Pra, rryma e prodhuar në vlerë prej 61 milionë euro nga KEK nuk është paguar as edhe një cent nga KEDS; ndërkohë KEDS këtë rrymë na ka shitur neve. Pra, fitim i KEDS-it mbi kurrizin e kompanisë publike KEK", ka thënë Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së.

Në të njëjtën kohë Molliqaj ka thekusar se kanë kuptuar që KESCO, e cila është kompani esencialisht përbrenda KEDS-it, i ka borxh kompanisë publike të transmisionit KOSTT në shumë prej 30 milionë eurosh.

Në total, kompania private KEDS sipas PSD-së është mbi 90 milionë euro në borxh me kompanitë publike.

"Nëse mbledhim së bashku 44.5 milionë eurot të subvencionuara nga qeveria e Kosovës, me 75 milionë euro të tjera për të cilat është zotuar qeveria e Kosovës me aprovimin e raportite ZRRE-së me dallimin në çmim që do ta paguajmë ne si qytetarë dhe borxhin që kompania ia ka kompanive publike KEK dhe KOSTT atëherë mund të themi që KESCO dhe KEDS i kanë kushtuar Kosovës, në mënyrë direkte dhe indirekte, mbi 200 milionë euro të cilat kanë shkuar për t’i mbuluar humbjet e tyre", ka theksuar Molliqaj.

Ai ka shtuar se asnjë penalizim nga institucionet për KESCO-n dhe KEDS-in e cila në mënyrë flagrante ka shkelur kontratën e saj të distribuimit të energjisë duke shkyqur rrymën me reduktime e pa paralajmërime, e shumë shpesh edhe më gjatë sesa që deklaronte.

Ato në vend që të dënohen sipas Molliqajt po shpërblehen; shumica po bart barrën e krizës mbi kurrizin e saj për hir të profitit të një pakice, e që janë dy kompani private.

"Jemi dëshmitar që me thellimin e krizës energjitike në Kosovë kemi parë edhe thellimin e aleancës tashmë publike në mes të pushtetit dhe kompanive private KESCO dhe KEDS për të ruajtur profitin e këtyre dy të fundit."

"Kjo gjë duhet të na alarmoj sepse po na dëmton. Këto skandale nuk mund të kalojnë në heshtje. Prandaj, pakënaqësinë tonë na duhet ta shprehim në mënyrën e vetme që na ka mbetur; protestë. Me 29 janar", ka pohuar në fund Molliqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)