27 Maj 2022

Prokuroria të hetoj pse serbët e veriut nuk janë përfshirë në shtrenjtimin e rrymës

Prishtinë, 26 janar - Duket se Qeveria e Kosovës është e vendosur të miratojë vendimin e ZRRE për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike ndonëse me këtë sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) po rrezikon sigurinë sociale për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës.

Për më keq sipas KMDLNJ-së shtrenjtimi i rrymës po bëhet në mënyrë selektive, diskriminuese dhe në baza etnike.

Gjatë raportimit të Shefit të ZRRE, Jusuf Fejzullahu para Komisionit parlamentar me 25 janar 2022 doli një e dhënë tmerruese se një letër e KFOR apo urdhëresë ka vendosur që të mos iu ndërprehet rryma serbëve të Veriut e që vërteton pohimet e KMDLNj se politika dhe jo gjendja ekonomike është përcaktuese që serbët e Veriut furnizohen rregullisht, pa asnjë kufizim me rrymë për të cilën kurrë dhe asnjëherë nuk e kanë paguar asnjë cent të vetëm.

"Po në të njëjtën kohë shqiptarët dhe konsumatorë të komuniteteve joserbe në mënyrë të paskrupullt janë plaçkitur nga KEDS, me vendim të ZRRE që e ka përligjur këtë plaçkitje dhe diskriminim në baza etnike, deri në racizëm. ZRRE këto veprime të kundërligjshme i ka marrë nën ndikim të politikës së mëparshme dhe politikës aktuale ndonëse thirret në pavarësinë e marrjes së vendimeve", thekson KMDLNJ.

ZRRE dje para komisionit deklaroi se shtrenjtimi i rrymës është i domosdoshëm për të shpëtuar nga falimentimi KEDS dhe KOSST ndërsa nuk brengoset për falimentimin dhe varfërimin galopant të shumë familjeve kosovare.

Vet pohimi se serbët e Veriut nuk janë përfshirë në propozim për rritje të çmimit të energjisë elektrike sipas KMDLNJ-së është provë e mjaftueshme që Prokuroria e shtetit të fillojë hetimet ndaj ZRRE për trajtim të pabarabartë dhe diskriminim të konsumatorëve në baza etnike.

Është interesant një fakt e që nuk përmendet se ZRRE ka propozuar që rritja e çmimeve të zbatohet deri në prill të vitit 2023 e që nënkupton se edhe nëse në tregun botëror bien çmimet e energjisë elektrike, në Kosovë fo të mbesin të njëjta, me rritje.

Sot, në ora 14.00 në Kuvendin e Kosovës do të votohet Rezoluta e propozuar nga opozita për mosshtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike e që nga pozita që ka shumicën absolute të votave kjo Rezolutë po refuzohet.

Për KMDLNj është normale që deputetët e LS të përkrahin vendimin diskriminues dhe racist të ZRRE sepse në mënyrën më të pandershme dhe të kundërligjshme përfitojnë nga mospagesa e rrymës dhe shërbimeve tjera mirëpo nuk mund të kuptohet pse deputetët shqiptarë dhe joserbë që edhe vet janë viktima të pkaçkitjes dhe diskriminimit, e përligjin, me votën e tyre këtë diskriminim dhe plaçkitje institucionale!

Për çfarë të drejta të njeriut apo zbatim të ligjit që garanton barazi dhe trajtim jodiskriminues flasin pastaj këta deputetë!

KMDLNj është kundër çdo diskriminimi në baza etnike, të moshës, gjinisë, fetare apo bindjeve politike dhe të vetmin kriter për lehtësim apo lirim të pagesës për rrymë dhe shërbime tjera e ka kriterin e gjendjes ekonomike.

Propozimi i ZRRE dhe pajtimi i Qeverisë së Kosovës i dhunon parimet e barazisë para ligjit dhe detyrimeve e që në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut.

Prandaj, për të bërë një zgjidhje, qoftë edhe të përkohshne, KMDLNj propozon që të ketë një rritje lineare, të durueshme dhe të pranueshme për të gjithë konsumatorët, pa bërë asnjë dallim.

Në të kundërtën nuk duhet të ketë rritje çmimi për asnjë konsumatorë. KMDLNj fuqishëm kundërshton amnistimin e serbëve të Veriut për të mos e paguar rrymën dhe, nëse vazhdohet me këtë praktikë diskriminuese edhe në të ardhmën atëherë lirisht mund të themi se po legalizohen strukturat paralele në këtë pjesë të Kosovës që ende po kontrollohet nga Serbia.

 Qeveria e Kosovës duhet të mbrojë interesin e qyetarit të Kosovës e jo të bëjë përpjekje të shpëtojë KEDS nga falimentimi e që del të jetë brenga kryesore e ZRRE! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)