08 Gusht 2022

Prezantohet gjendja e ujërave dhe licencimi i hidrocentraleve në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) organizon tryezën e përbashkët “Ujërat, e drejtë e njeriut - mbikëqyrja dhe llogaridhënia”.

Tryeza mbahet me rastin e shënimit të  Ditës Botërore të Mjedisit, dhe ka për qëllim që  Avokati i Popullit dhe Auditorja e Përgjithshme, së bashku me përfaqësues të  institucioneve publike, të organizatave  ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të  mediave, të diskutojnë për gjendjen, sfidat si dhe për veprimet e autoriteteve për mbrojtjen e ujërave në Kosovë.

Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen e ujërave në Kosovë dhe raporti me rekomandime për hidrocentralet, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm për raportin e auditimit të performancës “Sistemi  i   licencimit dhe monitorimit të Hidrocentraleve”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)