29 Mars 2024

OSBE ofron mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Liburn Aliu priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Michael Davenport.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.

Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, hartën zonale, si dhe përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.

Ambasadori Davenport shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shprehu

bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar progres në projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)