28 Mars 2024

Obama apelon për shfrytëzimin e energjive të rigjenerueshme

Arizona, 16 qershor - Duke marrë parasysh katastrofën ambientale në Gjirin e Meksikës, presidenti amerikan Barack Obama bëri thirrje për shfrytëzimin e energjive të rigjenerueshme. Katastrofa më e madhe e naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tërheq vëmendjen se nuk ka rrugë tjetër që do të shmangte energjitë e pastra, tha Obama në një fjalim të tij drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Tetë javë pas shpërthimit në një platformë të naftës para brigjeve të shtetit federal Luiziana dhe shtimit të presionit politik Obama denoncoi sërish koncernin energjetik britanik, British Petrolium.

"Ne do ta luftojnë rrjedhen e naftës me gjithçka kemi për aq kohë sa do të duhet. Ne do ta bëjmë BP që të paguajë për dëmet që shkaktoi kompania e saj. Dhe do të bejmë gjithçka nevojitet për të ndihmuar zonat e prekuara dhe njerëzit që ta marrin veten nga tragjedia", tha Obama.

Presidenti tha se kur të takohet sot me zyrtartë e BP-së ai do të kerkojë që ata të krijojnë një fond mirëbesimi të administruar nga një palë e tretë e pavarur në ndihmë të viktimave të rrjedhës së naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)