24 Tetor 2021

Në Gjilan vazhdon aksioni i madh i pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit

Gjilan, 21 qershor – Në Gjilan ka vazhduar sot aksioni i madh për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit.

Gjatë ditës së sotmme, aksioni ka vazhduar në qendër të qytetit, në Çarshinë e Gjilanit, në parqet Dardania e Arbëria, te palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” dhe përreth hapësirave të institucioneve publike.

Drejtori i Administratës, Bardhyl Syla, që është bartës i këtij procesi, ka falënderuar qytetarët, zyrtarët e ndër-institucionalë, nxënësit e shkollave dhe Policinë e Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht këtij aksioni.

Të martën (22 qershor) është paraparë pastrimi i ambientit te penda e Livoqit, penda e Përlepnicës, Kodra e Dëshmorëve, varrezat e qytetit, Shtëpia e Rinisë, sikurse edhe në fshatrat e komunës.

Ndryshe, me vendim të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, aksioni i madh i pastrimit dhe gjelbërimit ka nisur më 18 qershor dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)