25 Tetor 2021

Ndryshimet klimatike shkaktare të 37% të vdekjeve nga temperaturat e larta

Bern, 1 qershor - Më shumë se një e treta e vdekjeve vjetore në botë nga temperaturat e larta janë rezultat i ngrohjes globale, sipas një studimi të kohëve të fundit që përllogarit koston njerëzore të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Por shkencëtarët thonë se kjo është vetëm një pjesë e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, pasi ka më shumë njerëz që vdesin nga pasoja e ngrohjes globale siç janë moti ekstrem.

Këtu përfshihen stuhitë, përmbytjet dhe thatësira. Shkencëtarët thonë se numri i vdekjeve nga nxehtësia do të rritet paralelisht me rritjen e temperaturave.

Dhjetëra hulumtues që analizuan vdekjet në 732 qytete në mbarë botën nga vitit 1991 deri në vitin 2018, thonë se përllogaritjet e tyre tregojnë se 37% e vdekjeve ishin rezultat i temperaturave të larta si rrjedhojë e ngrohjes klimatike të shkaktuar nga dora e njeriut. Studimi u botua të hënën në revistën “Nature Climate Change”.

Rreth 9,700 njerëz humbën jetën në ato qytet, por numrat janë më të lartë në shkallë botërore, thotë autorja kryesore e studimit.

“Këto janë vdekje që kanë lidhje me temperaturat e larta që në të vërtetë mund të parandalohen. Diçka e shkaktuar drejtpërdrejt nga dora e njeriut”, tha Ana Vicedo-Cabrera, epidemiologe në Institutin e Mjekësisë Sociale dhe Parandaluese në Universitetin e Bernit në Zvicër.

Shkalla më e lartë e vdekjeve nga temperaturat e larta të shkaktuara nga ngrohja globale u regjistrua në qytetet e Amerikës së Jugut. Zonja Vicedo-Cabrera theksoi Evropën Jugore dhe Azinë Jugore si pika të tjera të nxehta.

Studiueit zbuluan se qyteti Sao Paulo në Brazil ka numrin më të lartë të vdekjeve nga temperaturat e larta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike me mesatarisht 239 në vit.

Rreth 35% e vdekjeve nga nxehtësia në Shtetet e Bashkuara mund të fajësohen tek ndryshimet klimatike, thuhet në studim. Në rreth 200 qytete të Shtetve të Bashkuara u regjistruan 1,100 vdekje në vit, kryesuar nga Nju Jorku me 141 vdekje.

Shkencëtarët përdorën të dhëna dhjetëravjeçare në 732 qytete duke studiuar shkallën e vdekjeve në çdo qytet në krahasim ne ndryshimet klimatike nga një qytet tek tjetri. Disa qytete i rezistojnë më mirë rritjes së temperaturave për shkak të ajrit të kondicionuar, faktorëve kulturorë dhe kushteve mjedisore, tha zonja Vicedo-Cabrera.

Hulumtuesit i krahasuan të dhënat e grumbulluara për rritjen e temperaturave me 10 modele kompjuterike që simulojnë një botë pa ndryshime klimatike. Dallimi është ngrohja e shkaktuar nga dora e njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)