25 Tetor 2021

Ndotja nga termocentralet e qymyrit në Kosovë shënon rritje

Prishtinë, 7 shtator - Ndotja nga termocentralet e qymyrit në Kosovë kishte rritje në vend që të kishte ulje gjatë vitit 2020, kështu sipas raportit të publikuar sot nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), në bashkëpunim me Balkan Green Foundation.

Ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ku dioksidi i sulfurit është problemi më i madh, në Kosovë shkeljet më të larta vijnë nga emetimet e pluhurit. Në vitin 2020 këto arritën 4.25 herë mbi kufirin ligjor, në 5,867 ton, një rritje e konsiderueshme nga 5,042 ton të emetuara përgjatë viteve 2018 – 2019. Të dhënat ende nuk janë bërë publike. Njësia Kosova B2 emetoi 6.64 herë mbi kufirin e lejuar, duke e bërë atë ndotësin më të madh.

Emetimet e sulfurit ishin gjithashtu 1.8 herë mbi limitin e lejuar në vitin 2020, me 19,987 ton gjithsej. Kjo ishte një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2018 (14,232 ton), pavarësisht një numri të krahasueshëm të orëve të punës.

Kosova kishte shkeljen më të madhe të kufijve të oksidit nitrik në vitin 2020, 1.65 herë më shumë sesa ishte e lejuar. Emetimet gjithashtu u rritën ndjeshëm gjatë viteve 2018 dhe 2020 - duke arritur në 22,846 ton, gati 3,700 ton më shumë se në 2018.

Direktiva për termocentralet e mëdha me djegie të brendshme - një direktivë e BE-së për të zvogëluar emetimet e substancave të rrezikshme, e përshtatur për vendet që janë palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë - i kërkon ligjërisht këtyre vendeve që të frenojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet e tyre që nga viti 2018. Megjithatë, siç gjen raporti, në vitin 2020, 18 termocentralet e qymyrit të Ballkanit Perëndimor lëshuan dy herë e gjysmë më shumë dioksid sulfuri sesa të gjithë 221 termocentralet me qymyr të BE-së së bashku.

Në tre vitet që kur kufijtë e ndotjes së ajrit u bënë të detyrueshme sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, termocentralet me qymyr në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë liruar rreth gjashtë herë më shumë dioksid sulfuri sesa lejohej, duke arritur 6.4 herë më shumë se në vitin 2020.

Si rezultat, raporti gjenë se përgjatë viteve 2018 dhe 2020, rreth 19,000 vdekje u shkaktuan nga termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, kryesisht të përhapura midis rajonit dhe vendeve të BE-së. Gati 12,000 nga këto vdekje ishin për shkak të shkeljes së kufijve ligjërisht të detyrueshëm të ndotjes, që do të thotë se ato ishin plotësisht të parandalueshme.

Të katër vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë adaptuar Plane Kombëtare për Reduktimin e Emisioneve - Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut - aktualisht po përballen me raste të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Komunitetin e Energjisë për mosrespektimin e kufijve të ndotjes të vendosura në vetë këto Plane për vitin 2018 dhe 2019. Një rast tjetër i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve u hap kundër Malit të Zi në prill 2021 pasi termocentrali Pljevlja vazhdoi funksionimin përtej kuotës së lejuar prej 20,000 orësh sipas Direktivës për termocentralet e mëdha me djegie të brendshme.

“Progresi në kontrollimin e ndotjes është i ngadalshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova, e cila është shumë e varur nga thëngjilli, duhet të ulë ndotjen, duke mbyllur termocentralin ‘Kosova A’ dhe duke përshpejtuar investimet në ‘Kosova B’,” deklaroi Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation.

"Ato qeveri të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë bërë, përfshirë Kosovën, duhet të caktojnë një datë për një ndërprerje urgjente të shfrytëzimit të qymyrit", tha Davor Pehchevski, Koordinator i Fushatës Ballkanike për Ndotjen e Ajrit në CEE Bankwatch Network. "Për termocentralet që nuk mund të mbyllen menjëherë, qeveritë duhet të kufizojnë orët e tyre të funksionimit derisa të përmbushen standardet e emetimeve, në mënyrë që të shpëtojnë jetë" shtoi ai.

"Paralelisht, investimet në masat e efiçiencës së energjisë dhe në energjinë e ripërtëritshme, gjithashtu duhet që të hartohen urgjentisht edhe planet për një tranzicion të drejtë për punëtorët dhe komunitetet në sektorin e qymyritt, së bashku me të gjithë aktorët përkatës, veçanërisht komunitetet e prekura." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)