28 Mars 2024

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë sot dhe nesër

Prishtinë, 14 korrik - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit.

Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)