29 Mars 2024

ME, shoqëria civile dhe bizneset diskutojn për energjinë e ripërtëritshme

Prishtinë, 5 gusht - Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli së bashku me kabinetin dhe Departamentin e Energjisë të Ministrisë kanë mbajtur takime jo-formale me përfaqësues të bizneseve kosovare të cilat merren me prodhim dhe instalim të solareve dhe zhvilluesve të energjisë së ripërtëritshme.

Përfaqësuesit e ME-së janë takuar edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilat në fokus kanë  sektorin e energjisë.

Këto takime janë mbajtur një javë pas Forumit të Solareve në Kosovë 2021 i cili i ka mbledhur të gjithë akterët relevantë të energjisë së ripërtëritshme që përmes paneleve, prezantimeve dhe panaireve të informojnë drejtpërsëdrejti një strategji potenciale solare.

Pas forumit dhe identifikimit të nevojave kyçe, përfaqësuesit e ME-së kanë diskutuar nga afër me këta akterë për të kuptuar dhe evidentuar nevojat, sfidat dhe ekspertizat e tyre të cilat do t’i shërbejnë strategjisë afatgjatë për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik në Kosovë.

Gjatë takimeve, Ministrja Rizvanolli ka cekur që: “Jemi duke diskutuar për opsionet më të mira për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Kjo strategji është më së shumti për gjeneratat e ardhshme të cilët do të konsumojnë këtë energji.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)