24 Prill 2024

Lituania, Letonia dhe Estonia testojnë ndërprerjen e importit të energjisë elektrike nga Rusia

Tallin, 15 prill - Tri shtetet Baltike për herë të parë ndërprenë importin e energjisë elektrike nga Rusia,  gjatë provave për të dalë nga rrjeti i sistemi energjetik BRELL (Bjellorusia, Rusia, Estonia, Lituania dhe Letonia).

Rrjeti i sistemit energjetik BRELL ka lidhur sistemet energjetike të pesë vendeve që nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe ka funksionuar si sistem i përbashkët i pesë shteteve.

Shtetet Baltike kanë planifikuar që deri në vitin 2025 të largohen plotësisht nga BRELL dhe të lidhen me sistemet energjetike të Evropës kontinentale dhe Skandinavisë, pra te mos varen më nga Sistemi energjetik rus.

Tërheqja e vendeve Baltike nga BRELL do të çojë në rënie të ardhurave dhe fitimit të Operatorit rusë të energjisë elektrike, i cili shtetet Baltike i kishte treg të sigurt.

Në kuadër të strategjisë së sigurisë energjetike, tri shtetet Baltike më herët kishin filluar edhe zvogëlimin e vartësisë edhe ndaj gazit rusë, duke filluar të furnizohen nga Norvegjia dhe ndërtimin e terminaleve të gazit ë lëngët, çka kishte quar dukshëm në zvogëlimin e vartësisë ndaj gazit rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)