18 Prill 2024

LDK: Premtimet për energji 24 orë janë harruar

Prishtinë, 18 korrik - Vendimi për heqjen e TC Kosova B nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re marrë nga Komiteti Drejtues i këtij projekti sipas Lidhjes Demokratike te Kosoves tregon se Qeveria e Kosovës nuk ka planifikim afatgjatë për sektorin e energjisë elektrike.

Me këtë veprim sipas LDK-se Komiteti Drejtues i Projektit konstaton se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur TC Kosova B në paket projektin Kosova e Re ka qenë i gabuar.

LDK vlereson se ndërmarrja e një hapi të tillë tregon se mungojnë planifikimet strategjike për sektorin e energjisë elektrike. Mungojnë veprimet e studiuara mirë për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

\"Si është e mundur që pas përgatitjes së pakos tenderuese, finalizimit të saj, shpalljes së ftesës për propozime për kompanitë e para-kualifikuara, Komiteti Drejtues të vendosë për largimin e TC Kosova B nga paket projekti Kosova e Re?\"

Vonesat në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese do ndikojnë në rritjen e importit të energjisë elektrike, me rritjen e konsumit. Do të ndikojë në rritjen e tarifave të konsumatorëve. Kosova çdo vit paguan 40-50 milion euro për import të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës sipas LDK-se e ka shkelur “Strategjinë e Energjisë” të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila definon qartë (faqe 54) se gjatë vitit 2009, Qeveria do të definojë përmbajtjen e paketës tenderuese dhe pastaj, Këshilltarët e Transaksionit do të finalizojnë Ftesën për Propozim.

Sipas kësaj strategjie, ofertat është dashur të dorëzohen në 3-mujorin e katërt të vitit 2009, të vlerësohen në 3-mujorin e parë 2010, dhe përmbyllja financiare është dashur të bëhet në gjysmën e dyte te vitit 2010.

Bazuar në këtë strategji, Kosova do të mbyll të gjitha njësitë e TC Kosova A në fund të vitit 2017. Vonesa në njësitë e reja gjeneruese do ta vendosë Kosovën në një situatë shumë të pa volitshme energjetike, kur nuk do të ketë mundësi të mbyllet Kosova A. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)