24 Prill 2024

LDK: Furnizimi me rrymë 24 orë, farsë e Qeverisë Thaçi

Prishtinë, 24 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një komunikate ka shpreh shqetësimin me mungesën totale të angazhimit të Qeverisë Thaçi në revitalizimin e këtij sektori.

LDK-ja vlerëson se ndërrimi disa herë i kapaciteteve gjeneruese të termocentraleve dhe vendimi i fundit për heqjen e Kosova B nga pakoja tenderuese është indikator i qartë i mungesës së aftësisë së Qeverisë Thaçi për fushën e energjetikës.

Ky vendim vjen, sipas saj, pas privatizimit të dyshimtë të furnizimit dhe distribucionit të KEK-ut për një shumë simbolike prej 26.3 mil euro.

Vetëm investimet që janë bërë në rrjet në vitet e fundit janë rreth 180 mil euro. Ndërsa vlera e tregut e ndërtesës së KEK-ut në qendër të Prishtinës është sa gjysma e këtij çmimi.

LDK-ja ka angazhuar një numër të madh ekspertësh të energjetikës për të adresuar këtë çështje me kompetencë. Programi i LDK-së parasheh qartë strategjinë që do të ndjekë LDK me ardhjen e saj në krye të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)