25 Tetor 2021

KOSTT njofton për punime si pjesë e zhvillimit të Sistemit Transmetues

Prishtinë, 30 prill – KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110kV që lidhë NS 220/110kV Kosova A me NS 110/35/10kV Lipjan, me datë 2 Maj 2021 (e Dielë), nga ora 09:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Preoc (Uglar).  Gjatë punimeve të planifikuara do të realizohet shtrirja e OPGW (Optical Ground Wire/Fibrat Optike) në pjesën ajrore të linjës që do të lidhë NS Fushë Kosova.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 2.5MW).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)