09 Dhjetor 2021

KOSTT dhe KESH, Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse

Prishtinë, 2 mars - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH), dje me 1 mars 2010, në Prishtinë, nënshkruan Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse.

Marrëveshja për Shërbime Ndihmëse e cila u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli dhe Drejtori Menaxhues i KESH z.Muharrem Stojku, parasheh blerjen e shërbimeve ndihmëse në rregullimin frekuencë-fuqi, nga gjeneratorët e KESH respektivisht nga gjeneratorët e Hidrocentralit të Fierzës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje bilaterale, KOSTT në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë-OST, do ti ndërmarr të gjitha masat e vendosjes së infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që këto shërbime të jenë në funksion të operimit të sistemit elektrik të Kosovës.

Marrëveshja është plotësisht në harmoni me standardet Evropiane respektivisht të Asociacionit të Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike ENTSO-E. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)