25 Tetor 2021

Kosova është në fazën e rishikimit të Strategjisë së Energjisë

Prishtinë, 6 korrik  - Sektori i Energjisë është jetik në zhvillimin e ekonomisë, e zhvillimi i ekonomisë është prioritet për qeverinë tonë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në hapje të punëtorisë “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë”, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Kryeministri Kurti tha se sektori i energjisë duhet të shndërrohet nga një pengesë për zhvillimin e industrive dhe sektorit privat, në një mundësi të re fuqizuese për ta.

''Na pret një punë e madhe me reforma të thella në fusha të ndryshme të ekonomisë sonë, teksa sektori i energjisë për neve duhet të shndërrohet nga një pengesë për zhvillimin e industrive dhe sektorit privat, në një mundësi të re fuqizuese për ta", theksoi ai.

Ai theksoi se Kosova është në fazën e rishikimit të Strategjisë së Energjisë dhe hartimit të Planit për Energji dhe Klimë, sipas së cilave do të merren vendime të rëndësishme që do të definojnë synimet tona në këtë sektor për dekadat e ardhshme.

Punëtoria dyditore “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë”, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, është punëtori e përbashkët për sektorin e energjisë dhe koordinimin e donatorëve në Kosovë. Ajo për qëllim ka informimin e vendimeve teknike dhe politike që do të merren gjatë procesit të finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë.

Dita e parë e kësaj punëtorie është e fokusuar në prezantime të skenarëve të energjisë për Kosovën, duke përfshirë këtu prezantime nga studime të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Ministria e Ekonomisë, Zyra e BE-së në Kosovë, USAID, Qeveria Gjermane (GIZ/ KFW), Banka Botërore dhe EBRD.  Dita e dytë do të fokusohet në projekte specifike të energjisë dhe do të përfshijë prezantime nga ana e Sekretariatit, MCC-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

 
 
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)