18 Prill 2024

Kosova e para në vlerësimin e EIONET për rrjedhën e të dhënave për vitin 2021

Prishtinë, 8 prill - Kosova përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit ka shënuar progresin më të madh deri me tani në historinë e raportimit në Rrjetin Evropian për Informim dhe Vëzhgim EIONET.

Agjencia e Mjedisit të Evropës ka publikuar vlerësimin parafinal për rrjedhën e të dhënave ne EIONET për vitin 2021. Krahasuar me vlerësimin paraprak, Kosova ka shënuar sërish progres në procesin e raportimit duke përmbushur 100% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit, dhe i prinë listës së vendeve që kanë përmbushur këtë obligim raportues.

Në kuadër të vlerësimit për ketë periudhe, për 6 fusha relevante të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale për secilën nga fushat e raportimit, përkatësisht për raportimin e të dhënave vjetore për cilësi të ajrit, raportimin online të të dhënave për cilësi të ajrit, raportimin për emisionet në ajër, raportimin për gazrat serrë, raportimin për zonat e mbrojtura, raportimin për cilësi të ujërave dhe raportimin për sasi të ujërave.

Viti 2021 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%) dhe viti 2020 (89%).

Ky sukses është arritur falë punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK dhe bashkëpunimit me institucione tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes nga donatorët përmes projekteve të ndryshme.

Njëherë ky sukses tregon edhe përkushtimin e AMMK në përmbushjen e detyrimeve tona në raport me Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)