29 Mars 2024

Kosova dhe MCC takohen për implementimin e projektit të energjisë

Prishtinë, 5 korrik - Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se sot do të mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së.  

Në fillim të takimit do të ketë fjalë rasti nga Drejtoresha e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Pas aprovimit unanim të Programit Kompakt të Kosovës nga Bordi i  Drejtorëve të MCC-së, një delegacion teknik Amerikan ka ardhur për vizitë pune në Kosovë.

Qëllimi i vizitës është fillimi i punës në dizajnimin dhe implementimin e projektit të sistemeve akumuluese, si dhe mbajtja e takimeve koordinuese me institucionet hisedare në projektin e kapaciteteve akumuluese të energjisë.

Pika e parë e vizitës 10-ditëshe do të jetë takimi ndër-institucional në mes të delegacionit amerikan dhe hisedarëve të energjisë në Kosovë, ku bëjnë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT-it, KEDS-it, ZRrE-së, KEK-ut, si dhe pjesëtarët e Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt, të cilët funksionojnë në Zyrën e Kryeministrit.

Gjatë takimit do të diskutohen detajet teknike të projektit dhe planet e ardhshme për të përshpejtuar procesin e zbatimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)