09 Dhjetor 2021

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në energjetikë

Prishtinë, 5 korrik - Ministria e Energjisë dhe Minierave e Republikës së Kosovës dhe  Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot në Shkup një Memorandum Mirëkuptimi, i cili i hapë rrugë intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në sektorin e energjisë në pajtim me politikat dhe strategjitë shtetërore, me synim arritjen e furnizimit më të sigurt të energjisë për dy vendet dhe më gjerë.

Memorandum është nënshkruar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, ndërsa në të përkufizohen fushat prioritare të bashkëpunimit në këtë fushë mes Kosovës dhe Maqedonisë.

 Ministrja Pula ka vlerësuar me këtë rast se nënshkrimi  i këtij Memorandumi Mirëkuptimi për bashkëpunim mes dy ministrive në fushat e energjisë është i një rëndësie të veçante dh eka falënderuar homologun  Besimi për gatishmërinë e shprehur për te bashkëpunuar dhe shkëmbyer  eksperiencat ne fushën e energjisë.

“Kosova, shteti më i ri i Ballkanit, është mjaft e interesuar ta zhvillojë me prioritet bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral me vendet fqinje. Bashkëpunimi dypalësh me Republikën e Maqedonisë është i një rëndësie te veçante për Republikën e Kosovës”, tha Pula. 

Ministrja Pula tha se energjia është përcaktuar si fushë prioritare e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave  dhe në këtë drejtim  do të punohet për zhvillimin e një tregu sa me uniform të energjisë, shkëmbimin e eksperiencave ne fushën e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (me theks të veçantë marrjen e përvojës te Maqedonisë në ndërtimin e Hidrocentraleve të vogla).

“Po ashtu do të punojmë ngushtë për harmonizimin e legjislacionit për sektorin energjetik, si dhe zhvillimin institucional dhe përgatitjen dhe implementimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta, veçanërisht të atyre të financuara përmes mekanizmave financues të BE-së”, tha Pula.

Ajo tha se me këtë marrëveshje janë dakorduar edhe që të përkrahin punën dhe përpjekjet e institucioneve energjetike te dy vendeve, dhe të inkurajojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin të ndërmarrjeve në sektorin e energjisë. Ndërsa kushtet dhe konditat e këtij bashkëpunimi do të duhet të definohen nga vetë institucionet dhe kompanitë drejtpërdrejt të involvulara, në pajtim me legjislacionin shtetëror të secilës palë dhe me rregulloret dhe praktikat e Bashkimit Evropian (BE).

Nga ana tij, Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi tha se ky memorandum tregon vullnetin e dy qeverive për të thelluar bashkëpunimit në fushat përkatëse, të cilat do të konkretizohen nga grupet punuese të dy vendeve.

Duke folur për për projektet konkrete, Ministri Besimi tha se Maqedonia ka aplikuar në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor që është nën ombrellën e Komisionit Evropian dhe ne ombrellën e Këshillit Rajonal të bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore për ndërtimin e linjës së transmisionit 400 kV Kosovë-Maqedoni.

Ai tha se në të ardhmen pritet që të konkretizohen pikat e bashkëpunimit në fushën e energjisë duke vlerësuar se kjo është në interesin e dy vendeve për të avancuar sigurinë e furnizimit me energji.

Me këtë Memorandum Mirëkuptimi palët nënshkruese i përkufizojnë fushat e tyre prioritare të bashkëpunimit, si: sektori i energjisë, thëngjilli, gazi natyror, nafta, burimet e ripërtërishme të energjisë, efiçienca e energjisë, siguria e furnizimit, si dhe përgatitja e projekteve infrastrukturore të interkoneksionit dhe nismave tjera të projekteve.

Gjithashtu, palët pajtohen të këmbejnë informata për sektorët e tyre të energjisë, duke përfshirë zhvillimin e politikave të tyre të energjisë, proceset e privatizimit, harmonizimin e kornizave të tyre ligjore dhe rregullatore me ato Bashkimit Evropian etj.

 Ky Memorandum i Mirëkuptimit  hyn në fuqi në datën e nënshkrimit të tij, ndërsa palët nënshkruese do të krijojnë një ekipi të përbashkët operative të ekspertëve nga të dy ministritë dhe përfaqësues të kompanive të tyre shtetërore për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)