20 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë Memorandum për sektorin e energjisë

Shkup, 16 shtator - Në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut, sot janë nënshkruar 11 memorandume bashkëpunimi.

Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë të Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Kreshnik Bekteshi kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për sektorin e energjisë.

Ky memorandum është nënshkruar duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë së furnizimit me energji elektrike për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe mungesën e kapaciteteve gjeneruese dhe llojshmërinë e tyre në të dy vendet.

Në këtë memorandum theksohet rëndësia dhe përfitimet e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë dhe burimet energjetike në përfitimin reciprok në përputhje me parimet e Legjislacionit të BE-së dhe Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë.

Ministrja Rizvanolli, gjatë mbledhjes ka cekur se; “Synimet e njëjta si dekarbonizimi i sektorit, diversifikimi i burimeve dhe integrimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë e bëjnë më të rëndësishëm se kurrë krijimin e kushteve teknike e tregtare për bashkëpunim më të ngushtë.

Në këtë mënyrë do të sigurojmë fleksibilitet të sistemit, siguri dhe cilësi të furnizimit, si dhe tarifa më të lira për konsumatorët”.

Memorandumi i përbashkët ka për qëllim të arrijë furnizim më të sigurt të energjisë për Kosovën, Maqedoninë e Veriut, për Evropën Juglindore dhe Bashkimin Evropian në përgjithësi.

Ky lehtësim i bashkëpunimit mes të dyja vendeve do të fokusohet në fushat prioritare të cilat përfshijnë; sektorin e energjisë, burimet e ripërtërishme të energjisë, efiçiencën e energjisë, sigurinë e furnizimit etj..

“Përfitimet për qytetarët dhe bizneset tona do të jenë të prekshme, prandaj motivi ynë për realizim është i fortë dhe nuk do të mbetet vetëm në letër”, shtoi në fund, Ministrja Rizvanolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)