25 Tetor 2021

Komiteti i Auditimit të KEK-ut me rekomandime të qarta

Prishtinë, 25 gusht - Komisioni i Auditimit (KA) të Korportatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të punës ku sipas agjendës u shqyrtuan dhe miratuan disa akte nënligjore të obliguara sipas legjislacionit në fuqi, e që ishte konstatuar se të njëjtat kishin munguar deri më tani.  

Sipas një njotimi të KEK të publikuar në rrjetin social në Facebook në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për raportin dhe të gjeturat e Auditimit të brendshëm për periudhën tre mujore Qershor-Gusht.

Komisioni i auditimit u njoftua me raportin e Zyrës së Auditimit të KEK-sh.a.i cili përfshin të gjeturat si në vijim:

Gjatë kësaj periudhe 3 mujore janë  kryer 4 Auditime të rregullta të parapara me plan si dhe 3 auditime me  kërkesë të KA  si dhe  janë dhënë  37 rekomandime për përmirësim procesi.

Gjithashtu për shkak të të gjeturave nga auditori i brendshëm janë dhënë edhe 8  rekomandime për inicimin e procedurave disiplinore për zyrtarë të caktuar për të cilët ka pasur të gjetura dhe dyshime të bazuara se nuk kanë vepruar sipas rregulloreve  dhe procedurave në fuqi.

Në këtë drejtim, komisioni i Auditimit u njoftua se për disa raste  janë njoftuar edhe organet e jashtme si  Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për raste te veçanta sikurse shitja e thëngjillit e konstatuar në kundërshtim me procedura të prokurimit dhe e përcjellë me dyshime për keqpërdorim për çka edhe kanë filluar procedura disiplinore ndaj zyrtareve përgjegjës.

Komisioni i Auditimit pret nga Prokuroria veprimin dhe reagimin e tyre të shpejt dhe konform ligjit me qëllim të vendosjes para përgjegjësisë personave që dyshohen se kanë shpërdorur pozitën, e krejt kjo me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mëtutjeshme në KEK-sha.

Ndërsa menaxhmentin e inkurajon për implementimin rekomandimeve të auditimit të brendshëm për përmirësim procesi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)