19 Prill 2024

Komisioni Evropian mbështet projektet në energji

Bruksel, 22 mars - Komisionari për Energji i Komisionit Evropian Gunther Oettinger ka mirëpritur angazhimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në projektet e infrastrukturës për energji elektrike dhe gaz dhe ka theksuar përkrahjen e Komisionit Evropian në këto projekte.

Gjatë takimit me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, komisionari Oettinger shprehu mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Kosovës, si dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkim Evropian dhe në iniciativat evropiane për energji.  

Nga ana e tij ministri Beqaj e njoftoi komisionerin Oettinger lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë dhe për punën që është duke u bërë në përafrimin e Kosovës me standardet Evropiane.

Ministri e informoi komisionarin e BE-së për punëm dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në projektet e ndërtimit të TC Kosova e Re, privatizimin e KEDS-it dhe projektet në fushën e promovimit dhe gjenerimit të energjisë nga burime të ripërtërishme dhe në fushën e efiçiencës së energjisë. 

Ministri Beqaj gjithashtu foli edhe për planifikimin e organizimit të një konference të donatorëve në të cilën do të diskutohej për efiçiencën e energjisë, energjinë e ripërtërishme dhe projektet tjera në sektorin e energjisë.

Bashkëpunimin me shoqërinë civile në projektet e energjisë, vazhdimin e përfaqësimit të Kosovës në komunitetin e energjisë dhe nevoja e vazhdimit të mbështetjes financiare për zhvillimin e këtij sektori ishin tema për të cilat u fol në këtë takim.

Ministri Beqaj sot është takuar edhe me Peter Bekx, drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa në Komisionin Evropian.

Ndryshe, nesër ministri Beqaj do të takojë Stefano Sanino, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, me të cilin do të bisedojë lidhur me çështjet e integrimit ekonomik, marrëveshjen për tregti të lirë, liberalizimin e vizave dhe reformat strukturore në ekonominë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)