19 Prill 2024

Kjo javë do të ketë orë më shumë me diell dhe rritje të temperaturave

Prishtinë, 12 shtator - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.

Sa  i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)