25 Prill 2024

Kina i tejkaloi SHBA-të për konsumimin e energjisë

Pekin, 21 korrik - Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Kina ua mori vendin e parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sasinë e energjisë së konsumuar me prejardhje të ndryshme.

Arsyeja qëndron në rritjen e shpejtë ekonomike të vendit, si dhe në konsumin në rritje të popullatës dhe të ekonomisë atjeshme, shkruan sot e përditshmja britanike “Fainenshel Tajms”.

Sipas udhëheqësit kryesor ekonomik të Agjencisë, “Fatih Biroll”, vetëm para 10 vitesh, SHBA-të shpenzonin dy herë më shumë energji se sa Kina, kurse kinezët tani konsumojnë rreth katër për qind më shumë se sa amerikanët.

Bëhet fjalë për energjinë e fituar nga qymyri, nafta, gazi natyror, nga centralet atomike dhe të ujit.

Për shkak të kërkesës në rritje për burime energjetike, Kina pritet që të bëhet faktori edhe më me ndikim në botë në përcaktimin e çmimeve në tregjet energjetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)